Thomas Tuchel ka deklaruar se nevoja e Bayern Munich për hakmarrje ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e dytë të Champions League është e madhe.
City ka deklasuar bavarezët në ndeshjen e parë, duke i mposhtur me rezultat 3-0.
“Është e rëndësishme të mos humbasësh fokusin”, ka thënë trajneri i Bayernit.
"Detyra duket pothuajse e pamundur, por asgjë nuk është e pamundur në futboll. E ndjej se po vdesim për hakmarrje dhe ndeshjen e dytë".
Tuchel gjithashtu ka mbështetur Dayot Upamecano, i cili ishte fajtor për golin e dytë të Cityt.
“Ne duhet të mbrojmë lojtarët tanë. Ai e di vetë se ka bërë gabime. Nuk duhet t'i them atij”, ka thënë trajneri gjerman.