Lazio ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 3:0 ndaj Spezia-s, në takimin e javës së 30-të të Serie A.
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, u paraqit titullar për Lazion.
Ai iu gëzua këtij trepikëshi, që skuadra e tij kurrë nuk ka qenë më afër kualifikimit direkt në Champions League.
Golat i realizuan Immobile (36-'-nga penalltia), Felipe Anderson (52') e Antonio (89’).
Lazio është në vend të dytë me 61 pikë dhe Spezia në të 17-tin me 26 sosh.