Skuadra e Vallecanos i kthehet fitores pas nëntë javësh në kampionatin spanjoll.
Rayo Vallecano ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Osasunës.
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu, u paraqit tërë takimin dhe e ka ndihmuar Vallecanon për t’i fituar tre pikë.
Për skuadrën nga Madridi shënuan Hernandez (40' - autogol) e Palazon (43') dhe për Osasunën realizoi Gomez (66').
Vallecano zë vendin e tetë me 40 pikë dhe ka dy më shumë se Osasuna që gjendet një pozitë më poshtë pas 29 javësh.