Galatasaray nuk ka treguar mëshirë për Kayserispor-in, duke e deklasuar me rezultat 6:0 në kuadër të javës së 29-të Kampionatit të Turqisë.
Gjiganti turk kryeson tabelën me 66 pikë.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, u paraqit titullar dhe u zëvendësua në minutën e 66-të.
Ai ka shënuar gol në minutën e 22-të, ndërsa u vlerësuar me notë 7.6 nga faqja për statistika “Sofascore”.
Lojtar i ndeshjes është Mauro Icardi që ka shënuar het-trik dhe u vlerësua me notë gati maksimale, 9.5.