Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola foli së fundmi për garën e titullit të Premier League në prag të ndeshjes me Leicester City.
Në konferencën për mediet, tekniku u shpreh se nëse ngecin ndaj “dhelprave” atëherë gjithçka merr fund.
“Do të luajmë shumë ndeshje deri në fund dhe kjo na ndihmon.
Të gjithë e dinë se nëse i humbim këto ndeshje nuk mund ta fitojmë titullin, prandaj ambiciet dhe vëmendja jonë janë më të larta. Nesër është e njëjta gjë, nëse humbim ndaj Leicester nuk do të jemi kampionë.
Nëse fitojmë, mund të jemi sërish në garë, megjithëse nuk duhet të harrojmë se jemi 6 pikë prapa Arsenalit, një ekip që ka humbur disa pikë gjatë sezonit dhe luan një ndeshje në javë me shumë kohë për t’u rikuperuar.
Problemi ynë është se Arsenali ka qenë fantastik deri më tani”,-tha trajneri i Manchester City.