Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mohuar se ka çarje të raportit mes tij dhe belgut Kevin De Bruyne.
Në ndeshjen e Cityt në Champions League kundër Bayern Munich futbollisti është dukur i frustruar pas zëvendësimit.
"Unë e kuptoj plotësisht.
Të gjithë duan të luajnë, por në momentet e duhura përpiqem të bëj më të mirën për të fituar ndeshjen", ka thënë trajneri spanjoll i Cityt.
"Është normale. Nuk është hera e parë që ndodh në futbollin modern, ka ndodhur në të gjitha klubet e tjera.
Kjo do të ndodhë në të ardhmen".
City ka fituar bindshëm ndeshjen ndaj bavarezëve, por kualifikimi apo eliminimi nga çerekfinalja vendoset javën që vjen në Gjermani.