Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje në ndeshjen gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar “April Cup” që po mbahet në Poreç të Kroacisë.
Dardanët e futsallit janë mundur nga Sllovenia, me rezultat të thellë 6:1.
Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, Mali i Zi e mundi Turqinë, 6:5 pas penalltive.
Kësisoj, të shtunën në orën 16:00, Kosova do të luajë përballë Turqisë, në ndeshjen për vendin e tretë.