Jorge Sampaoli u zyrtarizua nga Flamengo si trajneri i ri dhe zëvendësuesi i Vìtor Pereiras, i cili u shkarkua në fillim të kësaj jave pas rezultateve të dobëta.
Trajneri 63-vjeçar argjentinas nënshkroi kontratë deri më 31 dhjetor 2024 dhe rikthehet në futbollin brazilian pasi kishte drejtuar më parë Santosin dhe Atlético Mineiron. Sampaoli është i lirë që kur u largua nga Sevilla në muajin mars.
Emërimi i Sampaolit hedh poshtë përfundimisht zërat për rikthimin e mundshëm në stolin e skuadrës së Rio de Zhaneiros të portugezit Jorge Jesus.
Përgjigje dhe kundërpërgjigje, vijon zënka Stellini-De Zerbi: E di mirë se çfarë më nervozon!
Me sa duket, drejtuesit e Flamengos nuk kanë qenë të gatshëm të prisnin fundin e sezonit, kur mbaron kontrata e veteranit portugez me Fenerbahçen.
Flamengo debuton në kampionat të dielën, në shtëpi përballë Coritibas.