Atalanta i vendos çmimin

Futboll

Atalanta i vendos çmimin

Më: 15 prill 2023 Në ora: 11:32
Rasmus Hojlund

Performanca e Rasmus Hojlund me Atalantën e dhe me kombëtaren e tij daneze ka bërë që shumë klube të ndryshme të kthejnë vëmendjen nga ai.

Në merkaton e verës, sulmuesi 20-vjeçar pritet të vendoset në një ankand ku Atalanta do të presë ofertat e ndryshme.

Sipas “Corriere di Bergamo, klubi zikaltër i Atalanta ka vendosur çmimin për danezin dhe thuhet se ata nuk do të pranojnë më pak se 65-70 milionë euro për shërbimet e kartonit të tij.

Në 35 ndeshje në këtë sezon me klube, Hojlund ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar 6 herë, ndërsa në dy ndeshjet e kualifikuesve për Kampionatin Europian, ai ka shënuar 5 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat