Andre Onana, portieri i Interit, ka futur veten në statistika të mrekullueshme në turneun e Champions League.
Sipas faqes së specializuar për statistika “Opta”, portieri kamerunas ka bërë më shumë pritje këtë sezon në Champions League. Onana ka bërë plot 39 pritje dhe e ka mbajtur portën të paprekur plot gjashtë herë.
Portieri zikaltër ka pritur 84.8% të goditjeve të marra në portë, askush si ai këtë sezon në Champions League.
Edhe në sfidën e fundit, ajo kundër Benfica në Portugali, Onana bëri disa pritje të mrekullueshme dhe vendimtare, duke e mbajtur portën e paprekur..