Inter po fillon të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe tashmë janë dy emra të njohur si kandidatë për të zënë një vend në repartin sulmues zikaltër.
Drejtuesit e Interit nuk kanë shuar kurrë interesimin për sulmuesin francez të Mynshegladbahut, Markus Turam, i cili në fund të sezonit do të jetë në treg me parametra zero. Së fundmi, rikthehet edhe një emër tjetër i cili nuk është përmendur shumë.
Roberto Firmino është një tjetër mundësi e mirë për të përforcuar sulmin e Interit.
Braziliani pritet të largohet në fund të sezonit dhe Interi mendohet të jetë një nga ato klube të cilat do të kërkojnë shërbimet e tij.
Ajo që dihet është se në sulmin zikaltër vetëm Lautaro është i paprekshëm, dhe kështu Marotta po përpiqet për t’i gjetur një partner të përshtatshëm përpara portës.