Chelsea me ofertë të fundit për Mount për zgjatje të kontratës

Futboll

Chelsea me ofertë të fundit për Mount për zgjatje të kontratës

Më: 15 prill 2023 Në ora: 14:01
Mason Mount

Chelsea do të bëjë edhe një përpjekje të fundit për të mbajtur Mason Mountin në ekip.

Sipas “ESPN”, klubi londinez planifikon t’i bëjë mesfushorit një ofertë përfundimtare për të vazhduar kontratën e tij. Nëse lojtari nuk i pranon kushtet, ai do të shitet në afatin kalimtar të verës.

Detaje tjera nuk janë bërë të ditura ende, por raportohet se tri klube po monitorojnë tashmë situatën e Mount.

Manchester City, Manchester United dhe Liverpool besohet se janë klubet e interesuara për 24-vjeçarin.

Këto klube mund të përpiqen të nënshkruajnë me reprezentuesin angleze nëse ai nuk arrin marrëveshje me Chelsean.

Mason Mount me “Blutë” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Futbollisti që doli nga akademia e klubit të Chelseat në tregun e transferimeve vlerësohet me 65 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat