Trajneri i Goricës, Zhelko Sopiq, i detyroi lojtarët e tij të stërviten në orën 01.00 pas mesnate.
Edhe pse kur i lajmëroi se do të kishte stërvitje pas ndeshjes, askush nuk e mori seriozisht, u habitën pak, por duhej të dëgjonin shefin.
Futbollistët e Goricës arritën një fitore ndaj Shibenikut (4:0) në luftën për mbijetesë në elitë, dhe teksa trajneri është i bindur se do të mund ta festojnë si zakonisht, ka ardhur me një taktikë të shkëlqyeshme.
"Lojtarët e mi tani do të dehen në autobus sikur nuk e dinë se stërvitjet i presin në një të mëngjesit, kur të arrijmë në Goricë. Dhe ata janë duke pritur për të hequr qafe alkoolin”, - tha Sopiq pas loje.
Në orën dy e gjysmë të mëngjesit, klubi publikoi një pamje që tregonte lojtarët duke u stërvitur.