Ballafaqimi mes Prishtinës dhe Ferizajt, ka përfunduar me një gol pjesa e parë.
Takimi po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në minutën e 17-të, Drilon Islami nga rreth 25 metra dridhi shtyllën e djathtë të Prishtinës.
Në fund të pjesës së parë Gentrit Halli ka shkaktuar penallti, pasi që e ndali topin me dorë.
Leotrim Kryeziu ka shënuar nga penalltia në minutën e 45+5 dhe kaloi në epërsi Prishtinën.
Gjilani po tregon lojë të mirë në stadiumin “Liman Gegaj në Malishevë,
Gjilanasit avancojnë me rezultat 2:0 ndaj Malishevës, duke iu falënderuar golave të Billallit (12’) e Zekës (31’).
Trepça ’89 po pëson humbje në “Riza Lushta” në Mitrovicë, me rezultat 1:0 nga Llapi.
Autor i golit është Krasniqi (25’).