Ish kapiteni i Dinamos së Zagrebit, Arijan Ademi, reprezentues i Maqedonisë së Veriut, ka debutuar në fanellën e ekipit kinez, Pekin Guoan, duke luajtur baras si vendas me rezultat 1:1 me Meizhou Hakka-n.
Në hapje të kampionatit barazuan Pekin Guoan, ndërsa Ademi u paraqit titullar.
Shqiptari ka treguar lojë të mirë në debutim në radhët e ekipit kinez.
Për Pekinin shënoi Zhang Xizhe (54' - nga Penalltia) dhe për mysafirët realizoi Ye Chugui (19').