Një nga lojtarët më në formë dhe më të mirë të super sezonit të Napoli-t është sikurisht Kvaratskhelia.
Sulmuesi gjeorgjian është me të vërtetë i papërmbajtshëm në fushën e lojës.
Në fakt, gjeorgjiani mund të thuhet se është kthyer në një makth për mbrojtjet e kundërshtarëve për shkak të shpejtësisë së tij dhe aftësisë për të kaluar kundërshtarët.
Pavarësisht nga kjo, lojtari i Spalletti-t rezulton të jetë një i panjohur për shumë personalitet të rëndësishme të botës së futbollit, siç është edhe argjentinasi Kun Aguero.
Duket ndjekur dhe komentuar ndeshjen e Champions League mes Milan-it dhe Napoli-t, e fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 1-0, Aguero ka bërë një gaë të bujshme.
Ish-sulmuesi dhe legjenda e Manchester City-t ka bërë të kuptohet se ai nuk e njihte Kvaratskhelia-n, duke pasur shumë vështirësi në thënien e emrit të tij dhe duke bërë të shpërthejë zemërimi i tifozëve napolitanë.
Nga “Karabelbalaralalela” te “Karavì” dhe “Kavratikela”: këto kanë qenë tentativat e ish-sulmuesit.