Gjilani ruan vendin e tretë me fitore që ka arritur në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Gjilanasit shënojnë fitore me rezultat 2:0 ndaj Malishevës, në takimin e javës së 29-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Futbollistët Billalli (12’) e Zeka (31’) shënuan për triumfin e Gjilanit.
Malisheva e trajnerit Bylbyl Sokoli thellohet në krizë, aktualisht është në vend të nëntë me 30 pikë dhe Gjilani në të tretin me 43 sosh.