Milani e fiton vetëm një pikë në Bologna 

Futboll

Milani e fiton vetëm një pikë në Bologna 

Nga: K.G. Më: 15 prill 2023 Në ora: 16:52
Bologna

Milani ka luajtur baras (1:1) me Bologna-n, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Renato Dall'Ara” në Bologna.

Milani nuk ka arritur pikë të plota, që i duhej shumë në luftë për katër vendet e para në Serie A.

Vendasit për 33 sekonda kaluan në epërsi me golin e futbollistit Sansone. 

Në minutën e 40-të, Pobega i Milanit, ka barazuar rezultatin 1:1.

Pa javës 30-të, Milani renditet në vend të katërt me 53 pikë e Bologna në të tetin me 44 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat