Llapi i Podujevës kthehet kokulur nga stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Trepça ’89 ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Llapit, në takimin e javës së 29-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Krasniqi në minutën e 25-të shënoi për epërsinë e Llapit dhe për mitrovicasit futbollisti Oyekambi (67’) ka barazuar (1:1).
Në minutën e 90+3, Samir Sahiti ka shënuar nga penalltia për 2.1.
Sahiti bëri gjest të pahijshëm dhe u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Genc Nuza.
Llapi renditet në vend të pestë me 39 pikë dhe Trepça ’89 në të shtatin me 33 sosh.