Ka përfunduar pjesa e parë në katër nga pesë ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Premier Ligës angleze.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea dhe Brightoni po barazojnë 1:1.
Golin për vendasit e shënoi Connor Gallagher në minutën e 14’, kurse golin e barazimit për Brightonin e shënoi Danny Welbeck në minutën e 42’ të ndeshjes.
Krahas këtij takimi po zhvillohet edhe përballja interesante mes Wolverhamptonit dhe Brentfordit, ku “Ujqërit” hyjnë në pushim në avantazh prej 1:0.
Rezultatet e pjesës së parë i gjeni më poshtë.
Chelsea 1:1 Brighton
Fulham 1:1 Everton
Southampton 0:0 Crystal Palace
Wolverhampton 1:0 Brentford