Bayerni i Munihut ka zhgënjyer tifozët e vet në stadiumin “Allianz Arena” në Munih.
Bavarezët kanë barazuar me rezultat 1:1 me Hoffenheim, në takimin e javës së 28-të të Bunhdesliga I.
Kampioni kaloi në epërsi me golin e shënuar nga futbollisti Pavard në minutën e 17-të.
Megjithatë mysafirët befasuan me golin e Kramariç dhe barazuan në minutën e 71-të.
Bayerni kryeson me 59 pikë, duke e lënë pas Dortmundin me 57 dhe Hoffenheim renditet në vend të 13-të me 29 sosh.