Skuadra e Stuttgarti në finish e shmangu humbjen dhe mori një pikë në luftë për mbijetesë në Bundesliga I.
Stuttgarti ka barazuar me rezultat 3:3 me Dortmundin, në takimin e javës së 28-të.
Edhe pse vendasit me një lojtar me pak nga minuta e 39-të, kur Mavropanos u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve, ia dolën që të barazojnë ndaj Dortmundit.
Një pikë që peshon shumë për faktin se humbjen 0:2 e shndërruan në barazim.
Haller (26'), Malen (33') e Reyna (90+3’) shënuan për Dortmundin dhe Coulibaly (78'), Vagnoman (84') e Silas (90+7’) për Stuttgartin.
Bayerni kryeson me 59 pikë, duke e lënë pas Dortmundin me 57 dhe Stuttgarti renditet në vend të 16-të me 24 sosh.