Shkëndija e Tetovës ka marrë tre pikë të mëdha dhe i shton gjasat reale në luftë për titullin e kampionit në Maqedonisë së Veriut.
Tetovarët para shikuesve të vet e mposhtën me rezultat 4:1 Tikveshin e Kavadarit.
Golat e fitores i realizuan futbollistët Milev 1 gol, Cake 1 e Çinari 2 gola.
Struga Trim Lum kryeson me 53 pikë, ka 6 më shumë se Shkëndija dhe Tikveshi renditet në pozitën e shtatë me 30 sosh pas 27 javësh.