Chelsea ka dëshpëruar në konak të vetin, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Brightoni.
Chelsea assesi të këndellet edhe me trajnerin Lampard, ndërsa mysafirët befasuan.
Vendasit edhe pse kaluan në epërsi në minutën e 13-të me golin e futbollistit Gallagher, kjo nuk u zgjatur shumë.
Welbeck në minutën e 42-të ka barazuar rezultatin dhe Enciso në atë të 70-tën ka realizuar për 1:2.
Pas javës së 31-të në Premier League, Brighton zë vendin e shtatë me 49 pikë dhe Chelsea renditet në të 11-tin me 39 sosh.