Ashtu siç pritej, skuadra shqiptare Voska Sport e Ohrit, ka arritur që të përfitojë nga barazimi i djeshëm mes Vardarit dhe Gostivarit dhe me triumfin ndaj Teteksit me rezultat 0:4, është në krye të tabelës në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Golashënuesit për skuadrën e Voskës janë Iljaz Çilafi, Albin Ramadani, Alen Jasharoski dhe Ujkan Muça.
Arsimi e mposhti me rezultat 2:1 Kamenica Sasën.
Voska kryeson me 59 pikë pas 24 javësh, duke lënë pas Vardarin me 56, Gostivarin 55 pikë, Pelisterin 50 sosh etj.