Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është parë i zhgënjyer pas humbjes së sotme ndaj Trepçës ’89 me përmbysje.
Ai ka thënë se dy zëvëndësimet e bëra ishin të paqëlluara dhe ato ndikuan në rënien e lojës.
“Mendoj që ndeshja u humb sepse është hera e parë që bëmë dy zëvendësime të paqëlluara.
Driloni ishte me grip dhe as ne s’kemi qenë të vetëdijshëm nëse do të luante nga pjesa e parë”.
“Mendoj se me ndërrimet e Firminos dhe Alidemës aty ra totalisht loja jonë.
Dolën dy lojtarët tonë më cilësorë. Dy lojtarë që i jepnin tempo lojës. Kur dolën këta dy lojtarë ne humbëm ekuilibrat”, tha Batatina.