Ilkay Gundogan ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Manchester City.
Barcelona interesohet prej kohësh për kapitenin e kampionëve të Anglisë, por agjenti i tij ka mohuar akordin me katalanasit.
Ihan Gundogan, xhaxhai dhe menaxheri i 32-vjeçarit, ka qetësuar tifozët anglezë me deklaratën e tij të fundit.
“U befasova kur lexova lajmin se Ilkay ka mbyllur prej javësh marrëveshjen me Barcelonën. Ne nuk kemi akord me asnjë klub.
Akoma nuk është vendosur se ku do të luajë Ilkay në sezonet e ardhshme.
Ai mund të fitojë tre trofe këtë sezon si kapiten i Manchester City.
Kjo është e vetmja gjë në të cilën ai është i përqendruar për momentin”, u shpreh Ihan Gundogan.