Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Leicester Cityt, në takimin e javës së 31-të të Premier League.
Futbollistët e Cityt treguan lojë më të mirë dhe arritën pikë të plota, në luftë për titullin e kampionit.
Erling Haaland sërish ka qenë protagonist, duke shënuar dy gola ppër fitoren e skuadrës së tij.
Për Cityn shënuan Stones (5'), Haaland (13' e 25') dhe për Leicester Cityn realizoi Iheanacho (75').
Manchester City renditet në vend të dytë me 70 pikë dhe Leicester City është i 19-ti me 25 sosh.