Llapi ka pësuar humbje me rikthim 2-1 nga Trepça ’89 në Mitrovicë.
Njëhumbje e rëndë për Llapin duke marrë parasysh që dy skuadrat tjera që po kërkojnë vendin e tretë, Prishtina dhe Gjilani fituan.
Kjo humbje nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të klubit, Beqir Batatina i cili ka shpërthyer në rrjetet sociale.
I pari i klubit llapjan nuk ka hezituar të flasë për shifrat që marrin futbollistët e tij.
“Ky është dallimi, lojtarët me 800 euro dhe ata me 4500 euro”, ka shkruar Beqir Batatina në njoftimin e Llapit për humbjen në Mitrovicë.
Komenti i Batatinës ka qenë ironizues për futbollistët e tij të cilët janë mirë të paguar, për dallim nga skuadra e Trepçës ’89 që nuk e ka buxhetin e llapjanëve dhe kryesisht ka në radhët e veta futbollist të ri e të talentuar.