Monza është përkujdesur për senzacion në Serie A.
Interi ka pësuar humbje në "Giuseppe Meazza" në Milano, me rezultat 1:0 nga Monza.
Zikaltrit me këtë humbje rrezikojnë seriozisht që të mbeten jashtë garave të Champions edhe pse ka ende ndeshje deri në fund të kampionatit.
Futbollisti Luca Caldirola është kreator i fitores, me golin që ka realizuar në minutën e 78-të.
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, u paraqit titullar për Interin dhe u zëvendësua në minutën e 71-të.
Interi është në vend të pestë me 51 pikë dhe Monza renditet në të 12-tin me 38.