Siç konfirmohet nga llogaritë e mediave sociale të klubit, lojtarët e Barcelonës morën një tren ekologjik me shpejtësi të lartë për në Madrid, ku do të përballen me Getafen të dielën.
Xavi shpjegoi vendimin për të hequr dorë nga avioni:
“Bëhet fjalë për mbrojtjen e mjedisit. Ne do të flemë në Madrid dhe fakti që udhëtimi do të jetë më i gjatë nuk do të na ndikojë shumë. Ne jemi të hapur për gjëra të tilla”, tha trajneri.
Mundo Deportivo shpjegon se Barça është e hapur për të udhëtuar më shumë me tren për aq kohë sa ta lejon orari. Klubi është i përkushtuar ndaj Planit të tij Strategjik 2021-2026 i cili, ndër të tjera, përfshin qëndrueshmërinë mjedisore.