Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, foli për mediet italiane para ndeshjes ndaj Monzas.
Shqiptari u shpreh se “zikaltërit” duhet të përpiqen të mbajnë rezultatin ndaj Benfica-s në Champions League.
“Duhet t’i japim vazhdimësi lojës që bëmë ndaj Benfica-s, duhet të luajmë futbollin që njohim duke e ditur se përballemi me një skuadër që luan hapur”-tha ai.
Më tej mesfushori shtoi se vjen nga një muaj i vështirë, por më tej shtoi se ndihet i lumtur që mund të luajë.
“Po vij nga muaj të vështirë, por jam i lumtur edhe për lojtarët që kam përballë.
Jam i lumtur që kam mundësinë të luaj sërish dhe shpresoj të bëj mirë.
Janë lojtarë me shumë përvojë.
Mësoj prej tyre dhe shpesh i pyes se ku mund të përmirësohem”-e mbylli fjalën e tij Asllani.