Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, do të qëndrojë së paku edhe një vjet tek gjiganti spanjoll sipas mediumit nga Spanja, Marca.
Gjermani nuk ka zhvilluar negociata me ndonjë klub tjetër.
Kjo pasi synimi i tij që nga fillimi ishte ta vazhdonte karrierën me madrilienët.
Madje, 33 vjeçari e kishte si zgjedhje edhe pensionimin, nëse nuk do të vazhdohej kontrata me Real Madrid.