Skuadra e ST. Paulit ndalet pas 11 fitoreve rresht në Bundesliga II.
Braunschweig ka shënuar fitore me rezultat 2:1 në konak të St. Paulit, në takimin e javës së 28-të.
Reprezentuesi i Kosovës, Leart Paçarada, u paraqit titullar, u angazhua maksimalisht me shokë por nuk ia dolën në duel me Braunschweig-un.
Kapiteni Paçarada me ekipin e tij, nuk e patën ditën e tyre, duke u ndalur pas një serie rekord të fitoreve.
Paraçada u zëvendësua në minutën e 86-të.
Golat i shënuan Multhaup (1') e Wintzheimer (25') për mysafirët dhe Mediç (85’) për vendasit.
St. Pauli renditet në vend të pestë me 47 pikë dhe Braunschweig në të 12-tin m 32 sosh.