Jorge Sampaoli tashmë është zyrtarisht në krye të Flamengos.
Klubi brazilian njoftoi ardhjen e 63-vjeçarit argjentinas, i cili rikthehet në Brazil për herë të tretë në karrierën e tij pas Atletico Mineiro dhe Santos.
Kujtojmë se Sampaoli zëvendëson Vitor Pereira, i cili u shkarkua pak ditë më parë, ndërsa në ditët e fundit është luajtur shumë fuqishëm edhe emri i Jorge Jesus për drejtues teknik të klubit.
“Ka ardhur komandanti, është këtu.
Suksese Jorge Sampaoli”, ishte mesazhi i Flamengos në rrjetet sociale, shoqëruar me fotot përkatëse të prezantimit.