E kërcënuan me jetë, FSHF kthen përsëri në fushë gjyqtarin Juxhin Xhaja

Futboll

E kërcënuan me jetë, FSHF kthen përsëri në fushë gjyqtarin Juxhin Xhaja

Më: 16 prill 2023 Në ora: 16:21
Juxhin Xhaja

Gjyqtari Juxhin Xhaja do të drejtojë ndeshjen mes Laçit dhe Partizanit në orën 15:00 të vlefshme për javën e 29-të të Superiores.

Që pas ngjarjes të tmerrshme kur u kërcënua me jetë së bashku me familjen e tij, kjo është sfida e parë që ai do të drejtojë.

Rikujtojmë që Xhaja do të arbitronte duelin mes Kastriotit dhe Bylisit, por ndeshja u anulua për shkak të kërcënimit ndaj arbitrit.

FSHF ka zgjedhur ta kthejë përsëri në fushë Juxhinin, duke harruar skandalin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat