Kapiteni i Lazios, Ciro Immobile, ka dalur pa pësuar lëndime serioze pasi vetura e tij u përplas me një tramvaj gjatë mëngjesit të së dielës.
Pas aksidentit në Romë ai është dërguar në Spitalin Universitar Agostino Gemelli IRCCS.
Në momentin e aksidentit në automjet ndodheshin edhe dy vajzat e Immobiles.
"Tramvaji kaloi në semafor të kuq.
Për fat jam mirë, vetëm krahu më dhemb pak", ka komunikuar Lazio një deklaratë të futbollistit.
Pamjet nga disa fotografi dhe video kanë bërë që të duken dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme të makinës së futbollistit.