Sfida mes Drenicës së Skenderajt dhe Ballkanit të Therandës, ka përfunduar me fitoren e therandasve me rezultat 1:0.
Futbollisti Kuç në minutën e 30-të ka shënuar për Ballkanin.
Me këtë humbje Drenica pothuajse është përshëndetur nga elita e futbollit të Kosovës, edhe pse ende ka shpresa teorike.
Ballkani kryeson me 58 pikë pas javës së 29-të Albi Mall Superligën e Kosovës, duke lënë pas Dritën me 57 dhe Drenica është në fund me 23 sosh.