Manchester Utd nuk gabon, kthehet me tri pikë domethënëse nga Nottingham.
“Djajtë e kuq” shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Nottingham-it, në takimin e javës së 31-të.
Nottingham futet në zonën e kuqe, pozita aktuale e largon nga Premier League.
Golat i realizuan Antony (32') e Dalot (76').
Arsenali kryeson me 74 pikë, pasojnë Manchester City me 70, Manchester Utd 59, Newcastle 56, Tottenham 53, Aston Villa 50 pikë etj. ndërsa Nottingham është i 18-ti me 27 sosh.