Saliu Guindo ishte heroi i Laçit në sfidën kundër Partizanit me dy golat e tij, duke i dhënë tre pikë të rëndësishme kurbinasve.
Pas sfidës, sulmuesi u shpreh mjaft i lumtur dhe se detyra e tij është të shënojë.
“E dimë që kundër Partizanit është shumë e vështirë.
Por patëm dhe pak fat dhe ishim të zotët për të shënuar golat.
Jam shumë i lumtur.
Për këtë jam këtu. Që ta ndihmoj skuadrën me aq sa mundem.
Pa shokët e skuadrës nuk do të isha duke shënuar”, u shpreh Guindo.