Juventusi pëson humbje dhe minimizon gjasat për vend të katërt

Futboll

Juventusi pëson humbje dhe minimizon gjasat për vend të katërt

Nga: K.G. Më: 16 prill 2023 Në ora: 19:51
Sassuolo feston

Juventusi kthehet kokulur nga stadiumi “Città del Tricolore”.

Sassuiolo ka arkëtuar tre pikë për statistikë, ndërsa Juves ia ka minimizuar gjasat për vend të katërt në Serie A, vend që shpie direkt në garat e Champions League.

Sassuolo ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Juventusit.

Autor i golit është futbollisti Defrel në minutën e 64-të.  

Nedim Bajrami ka luajtur titullar për Sassuolon, ndërsa u zëvendësua në minutën e 78-të.  

Napoli kryeson me 75 pikë, pasojnë Lazio me 61, Roma 53, Milan 53, Interi 51, Atalanta 48, Juventusi 44, Bologna 44, Fiorentina 41, Sassuolo 40 pikë etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat