Deçiqi nga Tuzi ka treguar lojë të madhe, duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:3 Buduçnostit të Podgoricës, në ndeshjen e javës së 30-të të Kampionatit të Malit të Zi.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin e OFK Titogradit.
Deçiq shënoi fitoren e dytë rresht, pasi javën e kaluar e mundi Iskrën.
Për Deçiqin shënuan Drashko Bozhoviq 7’, Boris Cmiljaniq 55’, Milan Vushuroviq 76’, Oliver Sharkiq 80’ dhe për
Buduçnostin realizuan Marko Simiq 36’, Balsha Sekuliq 62’ e Filip Knezheviq 72’.
Skuadra shqiptare trondit liderin e kampionatit malazez.
Pas javës s 30-të, Buduçnosti kryeson me 56 pikë, ka dy më shumë se Sutjeska, pasojnë Arsenali me 43, Deçiqi 42, Jedinstvo 40, Petrovac 39 pikë etj.