Arbnor Muja, ka bërë heroin mbrëmjen e sotme për skuadrën e tij Antwerp në triumfin 1:0 të arritur në kampionat ndaj Kortjik.
Sulmuesi realizoi një gol fantastik nga jashtë zonës, në minutën e 71-të, ku me një gjuajtje të fuqishme jashtë zonës, e dërgoi topin në cepin e portës.
Ky ishte goli i tretë në elitën e futbollit belg për Mujën, që po arrin të lerë gjurmë te skuadra e tij.
Përveç tre golave, Muja në kampionat ka regjistruar edhe dy asistime të tjera.
Antwerp me këtë fitore zë vendin e tretë në kampionat me 69 pikë, pesë më pak se lideri Genk.