Simone Inzaghi ka arritur në fundin e rrugëtimit të tij me Interin.
Ose më saktësisht, ka djegur çdo lloj “asi nën mëngë” për vazhdimësinë në klubin zikaltër.
Dhe ndaj Benfikës, një hap i gabuar, do të ishte lamtumirë e menjëhershme, pa pritur fundjavën e ardhshme në kampionat.
Zhgënjimet në Serinë A ku skuadra e ndërtuar për të luftuar për titullin ka një diferencë të frikshme prej 24 pikësh, ka bërë që tifozët të kërkojnë në kor largimin e tij.
Megjithatë, mediat kryesor italiane bëjnë të qartë se vetëm ecuria në Ligën e Kampioneve po mban ende në detyrë trajnerin.
Edhe pas humbjes ndaj Monzës, drejtuesit e zikaltërve janë mbledhur në një takim me Inzagin, duke diskutuar fatin e skuadrës deri në mesnatë.
Si përfundim, trajneri ka marrë besimin për të vazhduar punën e tij, por ndonëse nuk i është shprehur qartësisht si ultimatum, raportohet se të mërkurën do të jetë prova e tij e zjarrit.
Një eliminim ndaj Benfikës, do të mbyllte menjëherë karrierën e tij te zikaltrit, pasi ashtu do të kishin mbaruar edhe justifikimet e drejtuesve përballë tifozëve të cilët kërkojnë të shohin përsëri Interin fitues dhe kanë krijuar bindjen se me Inzagin nuk do e shohin një gjë të tillë.