Në Zvicër po rritet edhe një talent i madh i futbollit.
Bëhet fjalë për Ledian Kabën, i cili po shkëlqen te grupmoshat e reja U13 te gjigantët e Grasshopper Club nga Zürich-u.
Ai është me prejardhje nga Veleshta e Strugës, por i lindur në Glatbrugg të Zurich-ut.
Luan në pozitën e sulmuesit të djathtë, por është i rrezikshëm me të dyja këmbët.
Pjesë e U13 të Grasshoper është nga viti i kaluar dhe tani po shkëlqen me golat e tij te kjo gjeneratë.
Drejtuesit e Grasshopersit janë duke vëzhguar me kujdes rrugëtimin e djaloshit të ri, për të cilin flitet se është në hapat e duhur për tu bërë një yll i madh futbolli.
Si çdo fëmijë edhe Lediani ka ëndrrat e tij.
Admiruesit e tij janë Lionel Messi dhe Lorik Cana, ndërsa nga klubet e mëdha e pëlqen Barcelonën.
Lediani ka edhe një ëndërr tjetër, që kur të rritet të luaj për ngjyrat kuqezi, për kombëtaren e Shqipërisë.
Lediani i vogël për në fund falënderon Argen Gjurën për mbështetjen e madhe.