Barcelona barazoi 0:0 me Getafen, pa lënë përshtypje me paraqitjen e saj.
Pas ndeshjes, Xavi bëri deklarata të diskutueshme, pasi nuk u përqendrua aq shumë te performanca e skuadrës së tij sesa te kushtet në të cilat u zhvillua ndeshja, duke komentuar gjendjen e keqe të fushës dhe faktin që ndeshja u luajt shumë herët.
Quique Flores, trajneri i Getafes, është përballur me shumë humor me atë që ka thënë Xavi të cilit i ka thënë:
“Nuk dua të flas për këtë, bari ishte i mirë, i bukur.
E njëjta gjë për të dyja skuadrat.
Ne luajtëm në kushtet që ishin më të mira për ne dhe nuk bëmë asgjë që nuk ishte e përcaktuar me rregullore.
Nëse dielli i ka mërzitur kaq shumë, çfarë të them le të vendosim një krem hidratues “Nivea After Sun”, tha spanjolli.