Valencia nuk i ka punët mirë, me humbjen në konak të vetin, me rezultat 2:0 nga Sevilla, tani është në zonën e kuqe, për të rënë nga elita e futbollit spanjoll.
Valencia renditet në vend të 18-të me 27 pikë, pozitë që shpie një rang më poshtë dhe ka tre pikë me pak se pozita e 17-të Almeria.
Sevilla dukshëm ka ikë nga skuadrat e rrezikuara, tani zë vendin e 12-të me 35 pikë pas 29 javësh të zhvilluara.
Bade (55') e Suso (75') shënuan për fitoren e Sevillës.
Moriba në minutën e 84-të ndëshkohet me karton të kuq, duke lënë Sevillën me një lojtar më pak në fushë.