FC Ferizaj ka njoftuar se Ergon Hyseni e ka kaluar me sukses operacionin në hundë.
Ky intervenim për mbrojtësin erdhi pas lëndimit që mori në ndeshjen ndaj Prishtinës, ku ai e theu hundën në një duel me Endrit Krasniqin.
Fatmirësisht, Hyseni e ka kaluar operacionin e sotëm me sukses – teksa klubi ferizajas po pret që ai të kthehet edhe më i fortë.
"Të dashur tifozë të klubit tonë, ju njoftojmë se mbrojtësi ynë Ergon Hyseni sot pasdite e ka kaluar me sukses intervenimin në hundë.
Kujtojmë se dje Hyseni u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e parë pas një lëndimi të pësuar e që doli të jetë thyerje e hundës.
Ergonit i urojmë shërim të shpejtë dhe padyshim se e presin shumë më të fortë në fushën e lojes.
Ai është një shtyllë dhe luftëtar i vërtetë. Karriera e tij na dëshmon se kjo do mbetet vetëm një e kaluar.
Të presim më të fortë, Mbreti i Ajrit", njofton FC Ferizaj.