Një trupë ekspertësh nga UEFA dhe FIFA kanë mbërritur sot në Prishtinë me konkretisht në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës për të monitoruar situatën.
Arsyeja e kësaj vizite siç mëson media nga burime brenda institucionit më të lartë të futbollit në Kosovë, është për Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, të cilit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe moslicencimi i FFK-së nga MKRS-ja.
Takimi mes zyrtarëve të FFK-së, UEFA-s e FIFA-s është zhvilluar sot në teksa është diskutuar për çështjen e licencimit të FFK-së. Zyrtarët e UEFA-s e FIFA-s, do të takohen tani me zyrtarët e MKRS-së për ti dëgjuar edhe ata se pse FFK nuk është licencuar deri më tani.
Futbolli kosovar kohëve të fundit po përballet me probleme të shumta, duke nisur nga goditja që e mori me mbajtjen në arrest shtëpiak për një muaj të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, pastaj moslicencimi i Federatës dhe i klubeve, si dhe gjendja e rëndë financiare që i ka kapluar klubet, një pjesë e mirë e së cilave iu kanë mbetur borxh nga disa muaj futbollistëve të tyre.