Arsim Thaçi nuk është më trajner i Dritës

Futboll

Arsim Thaçi nuk është më trajner i Dritës

Më: 17 prill 2023 Në ora: 13:06
Arsim Thaçi

Arsim Thaçi nuk është më trajner i Dritës.

Klubi gjilanas ka njoftuar përmes faqes së vetë zyrtare se trajneri i deritashëm ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, duke hequr dorë kështu nga “Intelektualët” pas një periudhe të shkurtër që i udhëhoqi ata.

Ky vendim i Thaçit vjen pas barazimit të fundt me Dukagjinin.

Drita zbriti në pozitën e dytë, por prapë mbetet në garë për titull të kampionit të Kosovës pasi është veç një pikë prapa liderit, Ballkani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat